Mariçiq: Agjenda e Gjelbër Evropiane do të thotë tranzicion i gjelbër i vendit tonë
Shkup, 22 prill – Zëvendëskryetari i Qeverisë i angazhuar për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiqi, me rastin e Ditës Botërore të Planetit Tokë, në profilin e tij në Fejsbuk ka shkruar se Agjenda e Gjelbër paraqet një të ardhme të gjelbër të prosperitetit dhe se tani është koha të shfrytëzohet vullneti politik për reformat evropiane dhe të gjithë të përkushtohemi në thelbin dhe pyetjes si të arrihet rritje ekonomike me ruajtjen e Planetit Tokë.
“Vetëdija sociale për shëndetit e Planetit Tokë duhet të jetë ligj dhe obligimi ynë, e jo vetëm një ditë në vit. Një Planet i shëndetshëm do të thotë një e ardhme të shëndetshme. Prandaj kujdesi për të është në duart e të gjithë neve. Ta ruajmë Planetin Tokë dhe t’ua lëmë të shëndetshëm brezave të cilat vijnë”, thekson Marçiqi.
Zëvendëskryeministri Mariçiq thotë se procesi i tranzicionit të gjelbër është i vështirë, i gjatë, sistematik dhe jashtëzakonisht i shtrenjtë, por kjo është temë e cila i tejkalon ideologjitë dhe duhet të jetë objekt i interesit të të gjithë faktorëve në shoqëri, në nivel qendror dhe lokal të pushtetit, përmes komunitetit akademik deri te komuniteti i biznesit. /Zhurnal.mk

