Parlamenti estonez miraton një rezolutë: Krimet ruse në Ukrainë i cilëson si gjenocid

Estonia është një nga disa vendet botërore që e ka cilësuar agresionin rus në Ukrainë si një gjenocid.

Parlamenti shtetëror, Riigikogu votoi sot në favor të rezolutës që e cilëson agresionin rus si gjenocid kundër popullit ukrainas.

Qeveria estoneze u ka bërë thirrje organizatave të tjera qeveritare dhe ndërkombëtare që të ndjekin shembullin.

Ambasadorja e këtij vendi në Ukrainë, Mariana Betsa e cilësoi këtë si një moment historik, “Rusia duhet të mbajë përgjegjësinë e plotë për krimet e tmerrshme”.