SHBA-ja me ndihmë të re ekonomike prej 500 milionë dollarë për Ukrainën

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të sigurojnë 500 milionë dollarë ndihmë për Ukrainën që t’i ndihmojnë  qeverisë në Kiev të vazhdojë të paguajë paga dhe pensione dhe të japë shërbime, deklaroi përfaqësuesi i Ministrisë amerikane të Financave.

Ndihma, për të cilën përfaqësuesi zyrtar tha se nevojitet që parandalohet përkeqësimi i situatës humanitare në vend derisa Rusia vazhdon me invadimin, do ta kumtojë ministrja e  Financave Xhenet Jelen gjatë takimit të saj me kryeministrin ukrainas Denis Shmigal dhe ministrin e Financave Sergej Marçenko.