MPB realizoi stërvitjen operative – teknike “Pranvera 22”

Shkup, 20 prill – Përcjellja e grupeve të tifozëve në teren, sigurimi i personaliteteve VIP gjatë hyrjes në ndeshje sportive, largimi i grupeve të tifozëve gjatë prishjes së rendit në ndeshje dhe dëmtimi i të njëjtës, heqja e eksplozivit, si dhe veprime gjatë situatës së peng marrjes, demonstruan sot pjesëtarët e Njësitit për Sistemim të Shpejtë dhe Njësitit Special “Tigrat”, në kuadër të stërvitjes operative – taktike “Pranvera 22”, e organizuar nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Stërvitja demonstruese u mbajt në rrethin e QS “Boris Trajkovski”, ndërsa qëllimi kryesor i stërvitjes ishte të tregohej gatishmëria dhe profesionalizmi i pjesëtarëve të MPB gjatë kryerjes së detyrave nga sfera e sigurisë.

Koordinimi i shkëlqyer dhe gatishmëria fizike e pjesëtarëve të MPB-së është kyç gjatë veprimit në situata të tilla dhe të ngjashme.

Para fillimit të ndeshjes, pjesëtarët e NJSSH kontrolluan tifozët e të dy grupeve, të cilët ishin sjellë nga hyrje të ndryshme. Për shkak të rebelimit të tyre dhe ngazëllimit të tifozëve pjesëtarët e NJSSH me kujdes të veçantë i zbatuan në ndeshjen grupet e tifozëve të cilët ishin paralajmëruar se do të marrin pjesë. Pastaj u paraqit edhe një grup, por pasi ishin në gjendje të alkoolizuar, MPB ndaloi hyrjen e tyre në ndeshje.

Pastaj ishte sjellë personalitet VIP me shoqërim të policisë.

Pak kohë pasi filloi ndeshja, tifozët filluan të hedhin me shishe të plastikës, pas çka ndeshja ishte ndërprerë dhe në kuadër të stërvitjes NJSSH i nxori tifozët nga salla e sporteve. Pastaj e dërgoi personin VIP te automobili i tij, me qëllim që i sigurt të largohet nga ndeshja.

Në kuadër të stërvitjes ishte simuluar edhe situatë e peng marrjes, me çka pjesëtarët e “Tigrave” menjëherë vepruan.

Në sallën e sporteve ishte vendosur edhe një çantë me eksploziv, në kuadër të stërvitjes, me qen ishte vërtetuar se me të vërtetë në të gjendet eksploziv, ndërsa pastaj i njëjti ishte shkatërruar.

Për shkak të përgatitjes dhe profesionalizimit të pjesëtarëve të MPB-së pengohet shkelja e rendit në ndeshjet sportive, ndërsa edhe gjatë kërcënimeve të tjera të sigurisë./Zhurnal.mk