Hapet Qendra për mbështetjen e familjeve kujdestare në SOS Fshatin e fëmijëve

Shkup, 20 prill – Në SOS Fshatin e fëmijëve në Shkup sot zyrtarisht është hapur Qendra për mbështetjen e familjeve kujdestare. Aktualisht në vend numërohen 327 familje kujdestare në të cilat nën përkujdeje janë 559 fëmijë pa prindër dhe përkujdesje prindërore.

“Që një fëmijë të rritet dhe zhvillohet në mënyrë të drejtë është idealmjedisi natyror, gjegjësisht familja. Por për arsye të ndryshme disa fëmijë nuk e kanë këtë mundësi. Prandaj, MPPS përmes zgjidhjeve ligjore, strategjive, programeve dhe aktiviteteve punon në krijimin e kushteve që çdo fëmijë të rritet dhe të zhvillohet në një mjedis afër familjes. Zgjedhja e drejtë e formës së mbrojtjes për fëmijët pa prindër dhe kujdes prindëror u mundëson fëmijëve të zhvillohen në individë të shëndoshë, të cilët do të duhet të marrin përgjegjësi si të rritur të gatshëm për të ardhmen”, deklaroi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovanka Trençevska, e cila mori pjesë në hapjen e Qendrës.

Ajo shtoi se vitet e fundit në vend është punuar intensivisht në zhvillimin e formës së akomodimit në familje kujdestare si formë e mbrojtjes jashtinstitucionale. MPPS, tha Trenpçevska, duke zbatuar procesin e deinstitucionalizimit ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh për zhvillimin e kësaj forme të mbrojtjes duke miratuar akte ligjore dhe nënligjore, udhëzime, programe pune, si dhe trajnimin e profesionistëve për rritjen e numrit dhe cilësisë së familjeve kujdestare.

Sipas saj, në fushën e zhvillimit dhe promovimit të shërbimit të kujdestarisë, po punohet për zgjerimin e rrjetit, ngritjen e cilësisë së kujdesit në familjet kujdestare ekzistuese dhe zhvillimin e familjeve të specializuara kujdestare.

Aktualisht në vend janë 327 familje kujdestare me gjithsej 559 shfrytëzues. Qendra për mbështetjen e familjeve kujdestare SOS Fshati i Fëmijëve është kompetente për mbështetjen dhe zhvillimin e familjeve kujdestare në rajonin planor të Shkupit, Vardarit dhe atë Juglindor.

Drejtoresha e Fshatit të Fëmijëve SOS, Juliana Gapo, theksoi se ky institucion aktualisht po mbështet 64 familje kujdestare.

Ajo shtoi se SOS Fshati i Fëmijëve në periudhën e ardhshme do të fillojë një fushatë në tetë qytete, e cila deri në fund të vitit duhet të realizohet në 26 qytete.