Çmimet e derivateve sot nuk ndryshojnë

Shkup, 20 prill – Çmimet e derivateve sot nuk ndryshojnë, shtrenjtohet për dy denarë vetëm çmimi i vajit ekstra të lehtë për amvisëri. Kështu vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë, informon Zhurnal.

Çmimi benzinës BS 95 vazhdon të jetë 81,5 denarë ndërsa BS 98 – 83,5 denarë.

Çmimi i dizelit shënon 82,5 denarë për litër ndërsa mazuti 51,599 denarë për kg. Edhe vaji ekstra i lehtë tani kushton njëlloj sa dizeli, 82,5 denarë./Zhurnal.mk