Takim i Pendarovskit me studentë të FSHIIK, kreatorë të mjetit për reklamim “Hovitcer”
Shkup, 19 prill – Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski sot në kuadër të projektit “Ballë për ballë”, realizoi takim me studentë të Fakultetit të Shkencave Informatike dhe Inxhinieri Kompjuterike – FSHIIK, të cilët e krijuan mjetin e marketingut për reklamim “Hovitcer” (Howitzer) të rrjetit amerikan social “Redit”(Reddit).
Siç informuan nga Kabineti i shefit të shtetit, të rinjtë e kanë njoftuar presidentin Pendarovski me inovacionin e tyre, mënyrën se si kanë krijuar produktin dhe me rezultatet e arritura, duke potencuar se target e kanë tregun global.
Presidenti Pendarovski i ka uruar për inovacionin, duke theksuar se ky mjet nuk përfaqëson vetëm sukses të tyrin personal, por njëkohësisht kontribuon për afirmim të shtetit tonë.
Shfrytëzues kryesorë të këtij mjeti marketingu janë sipërmarrësit dhe kompanitë në fazën e hershme dhe kreatorët të projekteve kripto. Produkti i tyre ka siguruar të ardhura mujore prej 2.000 dollarë një muaj pas lansimit, ndërsa pas vetëm pesë muajve e kanë marrë iniciativën më të madhe të huaj për kompani softuerike në Maqedoninë e Veriut deri më tani – 500.000 dollarë./Zhurnal.mk

