Regjistri Qendror: Nuk ka ankesë për Qendrën Kulturore “Ivan Mihajlov” në Manastir
Shkup, 19 prill – Kërkesën për regjistrimin e Shoqatës Qendra për Kulturë Ivan Mihajlov Manastir në Regjistrin Qendror është dorëzuar nga personi Lupço Gjorgievski më 13 mars të vitit 2019, së bashku me dëshmitë e bashkangjitura në pajtim me nenin 42 të Ligjit për shoqatat dhe fondacionet, duke përfshirë deklaratën e noterizuar për asnjë trashëgimtar ligjor deri në vijën e tretë të trashëguar për personin Ivan Mihajlov dhe Njoftim nga Ministria e Drejtësisë nga data 5 mars të vitit 2019, se nuk është në gjendje të lëshojë miratim për shkak të faktit se Ministria nuk mban regjistër të figurave historike, bëjnë të ditur nga Regjistri Qendror.
Pas kompletimit të gjithë dokumentacionit, Regjistri Qendror më 15 mars të vitit 2019 ka miratuar Vendim për regjistrimin e themelimit të Shoqatës Qendra për Kulturë Ivan Mihajlov Manastir.
“Regjistri Qendror vlerësoi se në qëllimet dhe programin e veprimit të regjistruar nuk ka elemente që synojnë përmbysjen me dhunë të rendit kushtetues, nxitje dhe thirrje të agresionit ushtarak dhe nxitje të urrejtjes ose intolerancës kombëtare, racore ose fetare, nuk ka veprimtari të lidhura me terrorizmin apo që ndërmerren aktivitete që janë në kundërshtim me Kushtetutën apo ligjin, e as nuk cenohen liritë dhe të drejtat e personave të tjerë, për çka vendoset në atë mënyrë që të merret vendim për regjistrim”, thuhet në kumtesën e Regjistrit Qendror.
Regjistri Qendror thekson se nga dita e themelimit të shoqatës më 15.03.2019 e deri më sot, kundër vendimit për regjistrimin e themelimit nuk është dorëzuar asnjë ankesë.
Regjistri Qendror nuk ka dijeni për nismë të ngritur para Gjykatës Kushtetuese për vlerësimin e kushtetutshmërisë të akteve themeluese të Shoqatës.
Në konkluzion, Regjistri Qendror i Republikës së Maqedonisë së Veriut e përshëndet nismën për ndryshimin e Ligjit pët shoqatat dhe fondacionet që është sjellë në vitin 2010 dhe i njëjti ka nevojë për ndryshime dhe plotësime për tejkalimin e të gjitha barrierave dhe paqartësive.

