Kovaçevski për Pashkët: Të festojmë fitoren mbi të gjitha sfidat që të dalim më të fortë
Shkup, 17 prill – Kryeministri Dimitar Kovaçevski në një letër urimi me rastin e Pashkëve drejtuar Dr. Kiro Stojanov, peshkop i Shkupit dhe ekzarku apostolik në Maqedoninë e Veriut dhe të gjithë besimtarëve të Kishës Katolike në vendin tonë, në emër tij dhe në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut ua uron festën e madhe të krishterë – Pashkët.
“Me mesazhin e ringjalljes – “Krishti u ringjall! Me të vërtetë u ringjall !”- festojmë edhe shpresën e fitores mbi të gjitha situatat njerëzore të vuajtjes dhe padrejtësisë. Me festën e Pashkëve festojmë fitoren mbi të gjitha situatat njerëzore të sfidave dhe tundimeve që kalojmë sot për të dalë pas të gjitha tundimeve më të fortë e më të mirë. Qoftë për shumë vite festa e Ngjalljes së Krishtit, thuhet në urimin e Kovaçevskit.
Më tej theksohet se “me gëzimin e kësaj dhe të gjithë Pashkëve të ardhshme, të ushqejmë forcën për të ndërtuar një shoqëri për të gjithë, për një komunitet paqësor në të cilin respektohen liritë fetare të të gjithë qytetarëve të saj”. “Për shumë vite festa e Pashkëve për të gjithë besimtarët e Kishës Katolike!”, thuhet në urimin e kryeministrit Kovaçevski.

