Shkarkohet dhe nuk dihet asgjë për fatin e komandantit rus që urdhëroi përdorimin e armëve kimike në Mariupol
Zyrja e Inteligjencës së Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës njoftoi se është zhdukur komandanti i lartë rus, Eduard Basurin.
Sipas pretendimit të Drejtorisë kryesore të Inteligjencës së Ukrainës, Basurina ishte komandanti që urdhëroi shfrytëzimin e armëve kimike në Mariupol.
Ky është vetëm një vazhdim i represionit kundër komandantëve të ushtrisë ruse, të cilët “nuk justifikuan besimin e madh” të Rusisë dhe nuk arritën të zhvillonin planin origjinal për pushtimin e Ukrainës.

