Në Qendër Zhupë sot do të votojnë 57 të sëmurë dhe persona të pamundur

Dibër, 16 prill – Para zgjedhjeve të së dielës për kryetar komune në Komunën e Qendër Zhupë, sot të drejtën e votës duhet ta ushtrojnë 57 persona të sëmurë dhe të pamundur.

“Sipas planit të përcaktuar, në orën 14 do të fillojmë me shpërndarjen e materialit zgjedhor, pas së cilës këshillat zgjedhorë të përzgjedhur do të vizitojnë 57 personat e sëmurë dhe të pamundur, për të ushtruar të drejtën e tyre të votës. Kemi pasur kërkesë nga 61 persona, por katër prej tyre nuk u është pranuar kërkesa për shkak se nuk kanë qenë në listën e vetme zgjedhore, tha për MIA-n Nexhip Iljaz, kryetar i Komisionit Komunal të Zgjedhor.

Krahasuar me zgjedhjet lokale të 17 tetorit, shtoi ai, këtë herë numri i këtyre personave është më i madh për 40.

“Nesër të drejtën e votës duhet ta ushtrojnë 7077 persona, 240 votues më pak krahasuar me zgjedhjet lokale të tetorit të vitit të kaluar. Si komision kemi marrë të gjitha aktivitetet e nevojshme për një proces normal zgjedhor, tha Iljaz.

Në garë për kryetar komune janë dy kandidatë të propozuar nga partitë politike.

Në këtë komunë mërgimtare votimi për kryetar komune përsëritet, pasi pjesëmarrja ishte 25.7 për qind dhe nuk ishte siguruar pragu i kërkuar i pjesëmarrjes prej 1/3 të totalit, 7317 zgjedhës të regjistruar në atë kohë.