Digjen depo dhe plastika në qarkun e ish-fabrikës “Treska” (foto)

Shkup, 14 prill – Digjet një depo në qarkun e ish-fabrikës “Treska”. Ekipet zjarrfikëse me automjete janë në terren dhe janë duke e shuar zjarrin.

Zjarri ka përfshirë materiale plastikë që shkaktojnë tym të dendur të zi në qendër të Shkupit.

Zjarri është denoncuar në numrin e rasteve emergjente 112 dhe QMK dhe është intervenuar menjëherë.

Nga Njësiti zjarrfikës i Qytetit të Shkupit konfirmuan për MIA-n se në vendin e ngjarjes janë dërguar ekipet dhe automjetet nga të gjitha stacionet zjarrfikëse në Shkup./Zhurnal.mk