Kryetari i Dhomës së Deputetëve të Italisë për vizitë në Maqedoninë e Veriut

Shkup, 13 prill – Kryetari i Dhomës së Deputetëve të Republikës së Italisë Roberto Fiko sot do ta vizitojë Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku do të ketë takim me nikoqirin e tij, kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferin.

Siç paralajmëroi Ambasada e Italisë në shtet, Fiko sot do të takohet edhe me kryeministrin Dimitar Kovaçevskin dhe me ministrin e Punëve të Jashtme Bujar Osmanin.

Pas takimeve, sipas paralajmërimeve, Fiko do të shkojë në Universitetin “Shën Cirili dhe Metodi” në Shkup, ku në Qendrën Multimediale, donacion nga Qeveria italiane, do të takohet me studentë të gjuhës italiane dhe nga universitetit UCIM dhe UEJL dhe “Goce Dellçev”, si dhe me nxënës të shkollave të mesme, mes të cilëve edhe nga gjimnazi “Nikolla Karev” ku sivjet u hap paralelja për mësimin e gjuhës italiane.