AKK njofton se këta 14 zyrtarë të shtetit nuk e kanë deklaruar pasurinë

Këta 14 zyrtarë të shtetit nuk e kanë deklaruar pasurinë.

Nga 4.748 zyrtarë të lartë publikë, 14 prej tyre nuk e kanë bërë deklarimin e pasurisë deri më tani.

Sipas njoftimit të Agjencisë Kundër Korrupsionit të martën, 50 zyrtarë e kanë bërë deklarimin e pasurisë pas afatit ligjor.

“Të gjithë zyrtarët e lartë publikë që nuk e kanë deklaruar pasurinë brena afatit të paraparë ligjor dhe të cilët nuk kanë arsyetime të bazuara për mos-deklarim, AKK-ja do të veprojë sipas ligjit, respektivisht kodit penal ku mos-deklarimi paraqet vepër penale dhe e detyron AKK-në të veprojë në pajtim me nenin 430 të Kodit Penal të Kosovës”, ka njoftuar AKK-ja.

Në vitin e kaluar (2021) nga numri i përgjithshëm prej 4.721 zyrtarëve, 96 zyrtarë të lartë publikë nuk e kishin deklaruar pasurinë brenda afatit të rregullt ligjor.

https://gjc.gjirafa.com/Home/Index?type=3&gjid=29932436&minCPM=0.5&v=2.1&guid=9336ebdf563c464288399b4307c143b91d1cd03662314382a74a3c77a167ba95