Të paktën 13 persona janë lënduar në incidentin në stacionin e metrosë në Bruklin
Përfaqësues i Shërbimit Zjarrfikës të Nju – Jorkut për Si-En-En ka deklaruar se 13 persona janë dërguar në spital pas të shtënave në një stacion të metrosë në Bruklin, Nju-Jork.
Agjencia e lajmeve DPA, duke cituar burime të policisë, njoftoi se një burrë i armatosur me një maskë gazi dhe një jelek portokalli të përdorur nga punëtorët e ndërtimit hodhi një bombë tymi në një tren në lagjen Bruklin të Nju – Jorkut dhe më pas hapi zjarr ndaj pasagjerëve, duke plagosur pesë persona. Sipas burimeve nga policia e Nju – Jorkut, menjëherë pasi dyert e trenit janë mbyllur, njeriu me jelek ka hedhur disa bomba tymi në vagon dhe ka nisur të qëllojë. Kur treni arriti në stacionin në Rrugën 36, dyert u hapën dhe pasagjerët e plagosur zbritën nga treni, disa me ndihmën e njerëzve të tjerë dhe ranë në platformë.
Sipas policisë, një nga viktimat ka humbur vetëdijen dhe është në gjendje kritike.
Sulmuesi i armatosur ishte përshkruar se mbante gaz-maskë dhe jelek ngjyrë portokalli, sipas gjitha gjasave të kompanisë MTA. Ai mbante edhe mjete për ndërtim, informon DPA.
Sipas Si-En-En, të gjitha shkollat në rrethinë janë nën “strehë”, që nënkupton se askush nuk guxon të largohet nga ndërtesa, ndërsa vetëm nxënësit guxojnë të hynë, sqaroi zëdhënësi i Ministrisë së Arsimit. Ai nuk tregoi se për sa shkolla bëhet fjalë.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Xhen Psaki në tuiter shkroi se presidenti amerikan Xho Bajden është i informuar për incidentin.

