Apeli regjistron ankimin e PD për statutin e Korrikut
Gjykata e Apelit në Tiranë mori në dorëzim këtë të martë ankimin e bërë nga Partia Demokratike me përfaqësues Gazmend Bardhin, për vendimin që regjistroi ndryshimet e statutit të kësaj force politike në Korrik të 2021.
PD ankimoi vendimin e Shkallës së Parë pasi kërkon bashkimin e dy çështjeve, ndryshimet e bëra në Korrik me ndryshimet e bëra në 18 Dhjetor, në mënyrë që të miratohen si një.
Ndërkohë më herët, një vendim tjetër i Gjykatës Civile miratoi ndryshimet e Kuvendit të 11 Dhjetorit thirrur nga delegatët, ku u formua edhe Komisioni i Rithemelimit të PD.

