Janë arrestuar disa persona në Shkup për zhvatje të parave

Shkup, 12 prill – Në rajonin e Kisella Vodës dje rreth orës 12:30 nga ana e nëpunësve të policisë janë privuar nga liria I.A. (43) dhe A.M. (43), të dy nga Shkupi, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.

Njëherësh, në periudhën prej tetorit të vitit 2021 deri në prill të vitit 2021, I.A. me marrëveshje me gojë i ka dhënë para borxh D.I. (30) nga Shkupi me shkallë mujore të interesit, me çka deri në mars 2022 D.I. rregullisht ia ka paguar këstet mujore të interesit.

Sipas raportit, më datë 27.03.2022, I.A. nëpërmjet telefonit ka kërkuar nga D.I. që t’i japë një shumë parash në vlerën më të madhe se kredia e dhënë për shlyerjen e borxhit dhe më datë 03.04.2022 e ka telefonuar sërish duke tentuar t’i zhvatë një shumë parash disafishi i vlerës së kredisë, ndërsa e ka kërcënuar edhe familjen e tij. Më datë 04.04.2022 D.I. e ka denoncuar rastin në polici, dhe pas masave dhe veprimeve të ndërmarra nga punonjësit e policisë, I.A. u kap së bashku me A.M., i cili ndodhej me të gjatë dorëzimit të një pjese të parave të zhvatura nga D.I.

Në konsultim me prokurorin publik, pas dokumentimit të rastit do të ngritet padi penale sipas nenit 258, për shkak të ekzistimit të dyshimeve për vepër të kryer penale “zhvatje”, informojnë nga MPB. /Zhurnal.mk