Mariçiq – Uetington: Reformat dhe ndryshimet pozitive në shtet janë sukses i përbashkët
Shkup, 12 prill – Zëvendës kryetari i Qeverisë, i obliguar për çështje evropiane, Bojan Mariçiq sot ka pasur takim me Olin Uetington, anëtar i Bordit drejtues të Institutit republikan ndërkombëtar (IRI), i shoqëruar nga Ilina Mangova, udhëheqëse e programit të IRI-t në Maqedoninë e Veriut.
Siç informojnë nga Sekretariati për çështje evropiane, në takimin janë hapur tema për çështje aktuale në planin e brendshëm dhe ndërkombëtar, për statusin e procesit eurointegrues të Maqedonisë së Veriut, por edhe për mundësitë për bashkëpunim mes Sekretariatit për çështje evropiane dhe IRI-t, në kuadër të misionit dhe aktivitetet e Institutit.
Mariçiq dërgoi falenderim deri te përfaqësuesit e IRI-t për përkrahjen e vazhdueshme që Instituti e siguron për shtetin tonë në relaizimin e agjendës sonë reformuese, si dhe për përparimin tonë të arritur, të notuar edhe në Raportin e Komisionit Evropian.
“Gjatë viteve të kaluara, kemi bërë hapa shumë të mëdha për arritjen e rezultateve të qëndrueshme në agjendën reformuese evropiane. Kemi përparim pozitiv dhe rezultate të dukshme në reformat, të notuara edhe në raportet ndërkombëtare edhe në Raportin e KE-së. Qëllimi i jonë strategjik, procesi i eurointegrimeve, është motori i aktiviteteve reformuese, të fokusuara në vlerat evropiane dhe standardet në shtëpi, për realizimin e të cilave rol të rëndësishëm dhe kontribut të madh ka ërkrahja e partnerëve tanë, ndërsa një prej tyre është edhe Instituti republikan ndërkombëtar”, tha zëvendës kryeministri Mariçiq, duke theksuar se detyra e përbashkët është të vazhdojnë në realizimin e edhe më shumë ndryshimeve pozitive shoqërore.
Delegacioni i IRI-t, i udhëhequr nga Olin Uetington, e ka theksuar angazhimin për vazhdimin e bashkëpunimit të deritanishëm në sferat me rëndësi strategjike dhe përkrahje për projektet që do të thonë afrim të vendit drejt BE-së.

