I punësuari në Entin për Nefrologji çdo muaj i’a ka rritur pagën vetes, dëmtoi buxhetin mbi 5500 euro
Strugë, 12 prill – Një 58 vjeçar, banor i fshatit Drasllajcë të Strugës, ka marë padi penale përskak dyshimeve se ka kryer vepër penale “keqpërdorim të detyrës zyrtare”, informon Zhurnal.
I padituri siç njoftoi SPB Ohër, ka dëmtuar buxhetin e entit për nefrologji për mbi 342 mijë denarë.
“R.L si i punësuar në ISHP “Enti për Nefrologji” në Strugë, në periudhën 2018-2022, çdo muaj në shuma të ndryshme ka kryer rritje të pagës së tij personale, me çka e ka dëmtuar buxhetin e spitalit duke përfituar ilegalisht 342,317 denarë”, ka sqaruar zëdhënësi i SPB Ohër, Stefan Dimoski./Zhurnal.mk

