Formacionet e mundshme, analizë, statistika dhe parashikim: Real Madrid – Chelsea
Real Madridi dhe Chelsean do të zhvillojnë sonte ndeshjen kthyese në kuadër të çerekfinales së Ligës së Kmapionëve.
Përballja e parë mes dy skuadrave përfundoi 3-1 për Los Blancos, ndërsa dueli i sontëm që fillon në ora 21:00, do të luhet në stadiumin “Santiago Bernabeu”.
Për këtë duel, mbretërit do të jenë pa Eder Militao dhe Luka Jovic që janë të lënduar, ndërsa ka dyshime te Ferland Mendy.
Foto: WhoScored/Prsc
Në anën tjetër, The Blues do të jenë pa Ben Chilwell, Callum Hudson-Odoi, Ross Barkley dhe Romelu Lukaku, që janë po ashtu të lënduar.
Analizë
Real Madrid
Ferland Mendy humbi fitoren e së shtunës ndaj Getafes për shkak të lëndimit dhe do të vlerësohet për ndeshjen e kthimit të së martës me Real Madridin.
Luka Jovic dhe Eder Militao janë konfirmuar se mungojnë te Los Blancos.
Nacho mund të zëvendësojë në krahun e majtë me kusht që Mendy të mos rikuperohet nga lëndimi, ndërsa Federico Valverde mund të shikojë fillimin nga e djathta pas një paraqitjeje të fortë në Stamford Bridge.
Chelsea
Cesar Azpilicueta humbi ndeshjen e së shtunës në Southampton pasi doli pozitiv për COVID-19, por që atëherë ka rezultuar negativ disa herë, kështu që ka udhëtuar me skuadrën.
Ben Chilëell dhe Callum Hudson-Odoi janë gjithashtu jashtë fushës për Blues, ndërsa Romelu Lukaku nuk ka udhëtuar për në Spanjë shkaku i një lëndimi të vogël.
Thomas Tuchel mund të përdorë të njëjtin organizim me të cilin Chelsea filloi në St. Mary’s, i cili do të shihte Mason Mount të vepronte pas Timo Werner dhe Kai Havertz.
Statistika
Real Madridi ka fituar gjashtë nga shtatë ndeshjet e fundit (Ligën e Kampionëve).
Skuadra spanjolle ka shënuar të paktën dy gola në gjashtë nga shtatë ndeshjet e fundit (Ligën e Kampionëve).
Parashikim
Real Madridi pritet të triumfojë edhe në këtë takim, por me një gol dallim.
Formacionet e mundshme
Real Madrid: Courtois, Carvajal, Nacho, Alaba, Mendy, Kroos, Casemiro, Modric, Valverde, Vinicius, Benzema.
Chelsea: Mendy, Rudiger, Silva, Christensen, James, Kane, Jorginho, Alonso, Mount, Havertz, Werner. 
Foto: WhoScored/Prsc

