Spasovski: Antisemitizmi lidhet me pafuqinë për të mos pranuar përgjegjësitë nga mos sukseset

Shkup, 12 prill – Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski sot në Qendrën Memoriale të Holokaustit të Hebrenjve në Maqedoni, mbajti fjalim në Konferencën në organizim të OSBE-së, kushtuar komunitetit hebraik të Maqedonisë së Veriut, ndërsa është pjesë e projektit “nga fjalë në vepra”, që pritet të shkaktojë aksion konkret të institucioneve në nivel global për përballje me intolerancën ndaj komunitetit hebraik.

Siç publikoi në profilin e tij zyrtar në Fejsbuk Spasovski, në thelb, antisemitizmi nuk ka të bëjë me hebrenjtë.

“Në fokus të antisemitizmit janë antisemitistët. Edhe, ai kryesisht lidhet me pafuqinë që të pranohet përgjegjësia për mossukseset personale, ndërsa për të kërkuar fajtorin në një vend tjetër, sa më larg vetes. Të gjithë këtë e kemi parasysh kur e krijuam konceptin ‘Një shoqëri për të gjithë’, duke u nisur nga fakti se vlerat e vërteta të një shoqërie vijnë nga aftësia që ta pranojë dhe respektojë të ndryshmen – Maqedonia e Veriut është një shembull se politika e këtillë dhe këto vlera, si besim dhe përcaktim i ynë, mund të funksionojnë edhe në Ballkan”, ka shktuar Spasovski.

Po ashtu, ka shkruar ministri Spasovski, institucionet janë të obliguara të jenë vigjilentë, veçanërisht gjatë formësimit të politikave për të drejtat dhe liritë e njeriut, për luftë kundër antisemitizmit dhe racizmit, për aksion global kundër gjuhës së urrejtjes, por, edhe për përgjigje të shpejtë dhe efikase ndaj të gjitha përpjekjeve për çdo shfaqje të urrejtjes – gjegjësisht një gjendje parandaluese në një aspekt më të gjerë ndërinstitucional, që përfshin një sërë segmentesh shoqërore – arsim, kulturë, faktorë socio-ekonomi dhe të ngjashme.

“Nga ana e MPB-së lloji i këtillë i urrejtjes do të zbulohet në kohë dhe do të parandalohet pa kompromis në rrënjën e tij. or edhe të gjitha institucionet e tjera në shtet janë të hapura për nisma dhe ide në drejtim të parandalimit të përbashkët të tendencave të tilla”, publikoi Spasovski në FB.