LSDM: Mësimdhënësit të veprojnë në interes të nxënësve

Shkup, 12 prill – LSDM sot përmes një kumtese për media u ka bërë thirrje mësimdhënësve që të kthehen në bankat shkollore sepse kjo do të ishte në interes të nxënësve, informon Zhurnal.

Siç shprehen nga partia në pushtet, nevojitet vlerësim i dinjitetshëm i mundit të mësimdhënësve, por në interes të nxënësve dhe në kushtet të pandemisë është vazhdimi i mësimit.

Nga partia u bëjnë thirrje mësimdhënësve që fëmijët t’i vënë në vend të parë sepse e drejta arsimore është e drejtë e garantuar me Kushtetutë për çdo nxënës.

“Qeveria e udhëhequr nga LSDM gjithnjë dëgjon msëimdhënësit. Në 3 vitet e fundit, tre herë kemi rritur të ardhurat personale të msëimdhënësve për 21%.

Pagat e të punësuarve në çerdhe u rritën për më tepër se 21%, që mesatarisht i bie rritje prej 4300 denarë për kujdestare deri 5700 denarë për edukatore, që është rritje historike deri tani për këtë kuadër.

Me rritjen e pagës minimale vijon harmonizimi i të gjitha pagave, në përputhje me ligjin për pagë minimale”, thonë nga LSDM

Ndërkohë siç thonë nga LSDM, është VMRO-DPMNE e cila tërë vitin e bllokon ligjin për mësimdhënës, me të cilën sigurohet pagë më e madhe e nga ana tjetër e politizon grevën e SASHK në dëm të mësimdhënësve.

“Marrëveshje janë të mundura vetëm përmes një dialogu social të sindikatave dhe institucioneve përkatëse”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.//Zhurnal.mk