Rrëshqitje e madhe e dheut tek Kosovrasti i Poshtëm, qarkullimi zhvillohet në një korsi
Dibër, 11 prill – Në drejtimin rrugor Dibër- Mavrovë, segmentin rrugor Dibër – fshati Kosovrast i Poshtëm ka rrëshqitje të madhe dheu me çka qarkullimi një kohë të shkurtër ka qenë në ndërprerje, ndërsa për momentin zhvillohet në një korsi.
Rrëshqitja e dheut që është rreth 50 kub metër gurë dhe truall ka rënë rreth orës 9. Qarkullimi një kohë të shkurtër ka qenë në ndërprerje. Ekipet tona për shkak të afërsisë menjëherë kanë arrit dhe kanë filluar pastrimin. Momentalisht qarkullimi zhvillohet në një korsi”, kanë deklaruar për MIA-n nga seksioni i Ndërmarrjes publike për mirëmbajtjen e drejtimeve rrugore magjistrale dhe rajonale në Dibër.
Prej atje paralajmërojnë vozitje të kujdesshme dhe respektim të sinjalizimit rrugor për shkak të paraqitjes së rrëshqitjeve më të mëdha të dheut në drejtimin rrugor Dibër- Strugë.

