S’ka dakordim për pagat, SAShK-u në grevë, Ameti: Arsimtarët janë në shkollë por jashtë klasës

Shkup, 9 Prill – Në këtë mënyrë dhe formë mësimdhënësitë do të organizojnë  grevën e paralajmëruar më 11 prill. Kështu u shprehë në “Intervistën e Javës” në TVM2, nënkryetari i SAShK-ut Tafë Ameti, i cili paralajmëron se nga hëna ndërpritet i tërë procesi edukativo – arsimor në vend deri në rritjen e pagave të tyre për 18.5 %.

Për këtë rast SAShK-u ka formuar pothuajse të gjitha Këshillat e Grevistëve të pëbërbëra prej tre personave të cilët, në të shumtën e rasteve ata kanë përfunduar përgatitjet për grevën.

“Greva do të zhvillohet në suazat e institucioneve arsimore, në një hapësirë të caktuar prej vetë udhëheqësve të shkollave  ku do të përcaktohet intervali kohorë planifikohet tani se si do të dakordohen kryetarët e komunave dhe përgjegjësit për arsim të komunës nuk ka ndonjë limit por diku rreth 4 orë ndrim të parë dhe të dytë”, u shpreh nënkryetari i SAShK-ut Tafë Ameti.

S’ka dakordim për pagat, SAShK-u në grevë, Ameti: Edukatorët përballen me më shumë presione 

Për dallim nga presionet që u bëhen të punësuarëve nëpër kopshte, në arsim, thotë Ameti deri në këto momente nuk është vërejtur asnjë llojë presioni ndaj mësimdhënësve për të mos grevuar, si do të jetë gjatë javës së ardhshme mbetet për tu parë, thonë nga SASHK-u.

“Te kopshtet kemi një presion ku kërkohen lista se sa persona do të hynë në grevë, poashtu disa drejtorë kanë kërkuar nga komunat që të kërkojnë puntorë për zëvendesimin  e tyre që do të hynë në grevë, mirëpo ne normalisht anëtarët e SASHK-ut do të jenë në grevë, ndërsa një numër i madh të kopshteve kanë puntorë me kontrata në vepër dhe ata nënkuptohet se nuk janë anëtarë tonë dhe nuk paguajnë anëtarësinë. Mirëpo nga ana tjetër ata që do të jenë në grevë aspak mil do të angazhohen as në pranimin e fëmijëve as në procesin edukativo arsimor”, theksoi Ameti.

SAShK mbetet i vendosur se në grevë do të jenë deri në plotësimin e kërkesave të tyre. Sa më parë që të dakordohen përfaqësuesitë e egzekutivit dhe ato të SASHK-ut,  aq më shpejtë do të përfundojë kjo situatë në arsim, thotë Ameti.

SAShK-u kërkon rritje e pagës së muajit mars prej 18,5 %, ndërsa deri në fund të vitit 2024-tën ata kërkojnë që paga e tyre të arrijë  deri në 44 mijë denarë. Deri në këto momente, sipas Ametit, përfaqësuesitë e egzekutivit nuk kanë ofruar asnjë llojë ofertë për të arritur marrëveshje. SAShK u kërkon falje të gjithë prindërve dhe kërkon nga ata durim deri sa nuk zgjidhin statusin e tyre jetësor.