Osmani: BE-ja të tregojë lidership strategjik për Ballkanin Perëndimor

Athinë, 9 prill – Shpresë se Bashkimi Evropian do ta njohë momentin për integrim të Ballkanit Perëndimor, njëjtë siç atë e bëri me vendet lindore evropiane, shprehu sot ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani gjatë pjesëmarrjes së tij në Forumin e Shtatë Ekonomik Delfi në Greqi, informon korrespondentja e MIA-s nga Athina.

“Shpresoj se Bashkimi Evropian do ta kuptojë rëndësinë e momentit dhe do të ndërmarrë lidership strategjik për Ballkanin Perëndimor, siç e bëri atë në vitin 2022 kur ndërmori lidership strategjik për vendet lindore evropiane dhe mendoj se agresioni rus tregoi për fat të keq në mënyrë më tragjike sa ishte i rëndësishëm ai vendim i BE-së për integrimin e vendeve qendrore evropiane dhe lindore evropiane”, tha Osmani.

Shefi i diplomacisë, bashkë me kolegët e tij nga Sllovakia dhe Kosova, Ivan Korçok dhe Donika Gërvalla – Shvarc, diskutuan për “Evropën pas Ukrainës”, gjegjësisht për implikimet e luftës, ndërsa duke pasur parasysh atë që ministri Osmani në Forumin në Delfi erdhi direkt pas vizitës me treshen e OSBE-së në kufirin polak-ukrainas, me çka e ndau përvojën, hollësisht e sqaroi situatën dhe e theksoi nevojën për aksion urgjent.

Siç informon korrespondentja e MIA-s nga Athina, ai sqaroi se qëllimi i vizitës ishte që të dërgohej porosi për mbështetje dhe “Rusia ta ndërpresë luftën e pabazë dhe të paprovokuar”.

Për qëndrimin e Maqedonisë së Veriut për pushtimin rus në Ukrainë tha se u përfshimë në sanksionet e BE-së drejtë Rusisë dhe dërguam ndihmë ushtarake dhe humanitare, por edhe i hapëm kufijtë për refugjatët ukrainas.

“Rajoni po lëviz në drejtim të duhur sa i përket këtij agresioni”, theksoi shefi i diplomacisë.

Në mënyrë shtesë, ai sqaroi se në rajon ekziston “treshe e vendeve kandidate për anëtare të BE-së” të cilat janë plotësisht të gatshme për fillim të bisedimeve për anëtarësim.

Siç informoi MPJ, në margjinat e Forumit, është paraparë që Osmani sot të realizojë më shumë takime bilaterale me shefa të diplomacive dhe personalitete të tjera të shquara politike, në mesin e të cilëve edhe me homologun e tij grek, Nikos Dendias.