Ivanovska: Nuk kemi arsye të veprojmë nëse nuk është shkelur asnjë nen i ligjit tonë

Shkup, 8 Prill – Kryetarja e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Biljana Ivanovska në emisionin e sotëm “360 gradë”, në pyetjen nëse  zëvendëskryeministrja për politika të qeverisjes së mirë Grkovska ka konstatuar se ministri i drejtësisë Nikolla Tupancevski e ka shkelur kodin etik dhe se praktikisht i ka dërguar një paralajmërim me shkrim ministrit dhe nëse ky rast është mbyllur për të, ajo tha se për ne ky rast nuk ishte as i hapur.

“Për ne rasti as që është hapur si rast, si denoncim për të cilin ne veprojmë, është thënë sërish, thjesht i jemi përgjigjur një pyetjeje gazetareske, a është në rregull që përfaqësuesit e ekzekutivit dhe të drejtësisë të udhëtojnë me shpenzimet e dikujt tjetër, do me thënë në kurriz të federatës së futbollit, ne thamë që ata vetë të thonë nëse dikush tjetër u’a ka mbuluar shpenzimet apo ata vetë, ju veç më e dini se pastaj u bë shumë zhurmë kjo përgjije e jona, por është mirë, ne edhe atëherë theksuam se ka dikush që e monitoron zbatimin e kodit të etikës në rastin e zëvendëskryeministrit për qeverisje të mirë dhe ku ajo edhe vet ka konstatuar shkelje të kodit të etikës”, tha Ivanovska.