Sellcë/ I biri vret nënën e tij me sëpatë

Tetovë, 8 prill – Një person 45 vjeçar nga fshati Sellcë e ka vrarë nënën e tij në oborrin e shtëpisë së tyre duke përdorur mjet të fortë. Pas lajmërimit të marrë i dyshuari është arrestuar sot në ora 8 e 30 minuta, ndërsa po vërtetohet koha se kur është kryer vrasja.

“Nëpunësit policor të SPB Tetovë, në fshatin Sellcë, kanë privuar nga liria 45 veçarin U.D nga ky fshat i cili akuzohet se në oborrin para shtëpisë familjare me mjetë të fortë ka vrarë N.D (73 vjeçare) nënën e tij. Ai po mbahet në Stacionin policor në Tetovë për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit. Inspektim kanë kryer Prokurori publik, ekip nga SPB Tetovë dhe mjekë nga mjekësia ligjore. Pas urdhrit të prokurorit publik, trupi i pajetë i N.D është dorëzuar për obduksion”, informon zëdhënësi i SPB Tetovë Marjan Josifoski.

Gjatë ditës i dyshuari U.D me kallëzim përkatës do të nxjerrët para gjykatësit në procedurën paraprake në Gjykatën Themelore – Tetovë.