19 vjet nga anëtarësimi i Maqedonisë në OKB

Shkup, 8 prill – Më 8 prill 1993 Republika e Maqedonisë, është pranuar si anëtare e 181 e plotë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, në bazë të rezolutës 817 nga Këshilli për Siguri të KB nga 7 prilli 1993.

Me këtë është konfirmuar subjektiviteti ndërkombëtar juridik i shtetit pas shprehjes së vullnetit me referendum të qytetarëve të Maqedonisë më 8 shtator 1991 për Maqedoni të pavarur dhe demokratike, informon Zhurnal.

Gjithsesi, përshkak kundërshtimit dhe presioneve nga Greqia, e cila nuk e pranonte emrin kushtetutes, anëtarësimi në KB ishte bërë nën referencën e përkohshme FYROM (IRJM) Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë.

Dy vendet me ndërmjetësim të KB-së, kanë filluar negociatat për tejkalim të dallimeve për emrin./Zhurnal.mk