Tërheqje parandaluese të serive të caktuara të prodhimeve të Fereros nga tregu në shtet si masë kujdesi

Shkup, 7 prill – Atlantik Trade Shkup SHPK si distributor i asortimentit të kompanisë Ferero në vend, me kërkesë të prodhuesit Ferero, filloi me tërheqjen parandaluese të disa serive të prodhimeve Kinder sgoko bons (46gr dhe 125gr)  dhe Kinder surprise nmaksi (100gr) nga brendi Kinder.

Tërheqja, siç theksojnë nga Atlantik Trejd Shkup SHPK Shkup, ka të bëjë në prodhimet e theksuara, të cilat janë prodhuar në Belgjikë, me lot numrat e paketimit: Kinder surprise maksi 100G L006LZB-NR, Kinder surprise maksi  100G L330RZB-MJ, Kinder shoko bons 46G L293RZD-KX, Kinder shoko bons 46G L328RZD-MI, Kinder shoko bons  46G L336RZD-MU, Kinder shoko bons 125G L302R03— dhe Kinder shoko bons 125G L321R03—.

“Atlantik Trade Shkup bashkëpunon me autoritetet lokale për sigurinë e ushqimit, pas njoftimit nga prodhuesi Ferero për lidhshmëri të mundshme me një numër të caktuar të rasteve të paraqitura të salmonelës në vende të tjera, jashtë Maqedonisë”, theksohet në kumtesë.

Nga atje theksojnë se edhe pse asnjë nga prodhimet e plasuara në treg nuk është pozitiv për salmonelën, dhe nuk kanë marrë ankesa nga konsumatorët, e marrin me seriozitet sepse, siç theksojnë, kujdesi për konsumatorët është prioritet kryesor.