MPPS: Edhe gjatë grevës kopshtet do të punojnë, ndërsa fëmnijët do të përkujdesen

Shkup, 7 prill – Ministria e Punës dhe Politikës Sociale informoi se të gjitha institucionet parashkollore në ditët e grevës së paralajmëruar, do ta publikojnë veprimtarinë e tyre për përkujdesin dhe edukimin e fëmijëve sikurse edhe deri më tani.

“Me rastin e grevës së paralajmëruar nga SASHK-u dhe në institucionet parashkollore, ndërsa e cila e drejtë është e drejtë e garantuar e punëtorëve në pajtim me Kushtetutën, gjatë realizimit të së drejtës së grevës të punësuarit janë të obliguar të sigurojnë kryerjen e papengueshme të funksioneve në institucionet dhe është e domosdoshme niveli i realizimit të të drejtave dhe interesave të qytetarëve, gjegjësisht duhet të sigurohet përkujdes i papenguar dhe edukimi i fëmijëve të moshës parashkollore”, thonë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

Nga Ministria shtojnë se, në pajtim me Konventën e të drejtave të fëmijës, dispozitat në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ligjin për mbrojtjen e fëmijëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, e drejtë e pakontestueshme e fëmijëve t’u ofrohet përkujdes dhe edukim në institucione parashkollore si formë e mbrojtjes së fëmijëve.

“Në pajtim me Ligjin për mbrojtjen e fëmijëve, në institucione parashkollore për fëmijë, kryerja e veprimtarisë përkujdesi dhe edukimi i fëmijëve të moshës parashkollore nuk guxon të ndërpritet përveç për gjendje të jashtëzakonshme (fatkeqësi natyrore, epidemi dhe të tjera), për çka vendos themeluesi, ndërsa pas pajtimit paraprak të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, por jo edhe gjatë grevës”, sqarojnë nga MPPS.

Potencojnë se të gjitha institucionet parashkollore e respektojnë Ligjin, Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Konventën për të drejtat e fëmijës dhe ta organizojnë procesin edukative përkujdesës.