Dita Ndërkombëtare e Romëve/ Shteti të sigurojë zero tolerancë për çdo lloj të diskriminimit ndaj romëve

Shkup, 7 prill – Shteti të sigurojë zero tolerancë për çdo lloj të diskriminimit ndaj romëve, zgjidhje sistematike për parandalim dhe mbrojtje nga dëbimi me forcë, segregacioni dhe brutaliteti i policisë, të jetë e kaluar romë pa regjistrim civil, certifikatë të lindjes apo shtetësisë, të sigurohet ndihmë socio-ekonomike dhe arsimore për personat e padukshëm në sistemin e shtetit, personat pa dokumente dhe personat të cilët janë regjistruar në regjistrin e veçantë për persona pa certifikatë në librin amë të të lindurve, theksoi Latife Shikovska, koordinatore e Grupit parlamentar ndërpartiak për mbështetje të të drejtave të romëve, përfshirjen dhe integrimin e tyre në Republikën e Maqedonisë së Veriut me rastin e shënimit të 8 Prillit – Ditës ndërkombëtare të Romëve.

Ajo tha se sot në shekullin 21 ende mund të shohim në botë raste të dëbimit, standardeve të dyfishta, sulmeve raciste diskriminimit, trajtimit të pabarabartë, stereotipave dhe shumë gjëra të tjera të cilat njerëzit i ndajnë në bazë të ndryshme.

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi theksoi se zbatimi i ligjeve, rregullave, parimeve të barazisë, të jodiskriminimit, të inkluzionit dhe qasjes varen nga faktori njerëzor, nga ndërgjegjja e ndërtuar dhe ndjenja e përgjegjësisë dhe në atë bashkëveprim ndërmjet kryesit dhe palët mbi të cilat zbatohen, është jashtëzakonisht e rëndësishme të ndërtohet një raport i besimit të sinqertë që mandej të ketë edhe rezultate konkrete nga vullneti i shprehur qartë.

“Është koha të ndërtohet ai besim atje ku nuk ekziston, a të përforcohet atje ku ndonjë bazë veç më ekziston. Kur bashkësia rome do të përfshihet dhe integrohet në rrjedhat shoqërore, ajo vetë do e hapë rrugën kah përmirësimi i cilësisë së jetës për vete. Obligimi ynë është të jemi pranë tyre në çdo hap. Megjithatë, realiteti është i qartë në mënyrë të kristaltë dhe në të njëjtën kohë i vrazhdë. Në komunën e vetme me numër dominues të qytetarëve të përkatësisë rome, akoma nuk ka mjek amë gjinekolog, edhe pse pajisja është atje, që është vërtetim se përpjekje bëhen. Në procesin arsimor, edhe pse është i obligueshëm dhe çdo mosveprim dënohet me ligj, përfshirja e fëmijëve romë është jashtëzakonisht e ulur, që nuk mund të thuhet për inkuadrimin e tyre në sigurimin e mjeteve për harxhimet familjare të jetës me pjesëmarrje të paligjshme në punën e të miturve. Qartë se, të gjithë ne që jemi pjesë e sistemit, diku ngecim, diku diçka nuk bëjmë ashtu siç duhet dhe kjo na kthehet si bumerang dhe assesi të arrijmë zhvillim të përhershëm në sferën sociale dhe ekonomike. Gjithsesi, situata me KOVID-19, sado që të ishte e rëndë për ekonomitë botërore dhe vendore, dhjetë herë më rëndë u reflektua në grupet e lëndueshme sociale”tha Xhaferi.

Ai potencoi se në udhëkryqet, në rrugët tona, edhe më tej e shohim fotografinë pikëlluese të pjesëtarëve të vegjël dhe të rritur të bashkësisë rome, përditshmëria e të cilëve, jeta dhe lufta e të cilëve për ekzistencë zhvillohet si në një shirit filmi i cili vazhdimisht e rrotullon filmin e njëjtë, vetëm se ndërrohen protagonistët të cilët janë nga të gjitha grupmoshat.

“Për mua, kjo është tregues i qartë se akoma nuk jemi atje ku do duhej të jetë një vend anëtar i plotfuqishëm i Aleancës së NATO-s dhe vend i cili është pothuajse në pragun e fillimit të negociatave për anëtarësim me Bashkimin Evropian, diçka që deri tani nuk ka filluar vetëm për shkak të arsyeve mirë të njohura për të gjithë ju dhe për opinionin e gjerë, kuptohet. Siç është po ashtu e njohur se gjithë këto vite bënim reforma për transformimin e shoqërisë tonë në shoqëri të barabartë, me respektimin e të drejtave dhe obligimeve të çdo individi, më humane, me trajtim të njëjtë të gjithë qytetarëve, pa dallim në përkatësinë etnike, fetare, politike, sociale, pa dallim në gjininë dhe gjendjet specifike shëndetësore dhe pengesat, shoqëri e cila do të ofrojë mbrojtje të drejtave të njeriut që duhet të jenë plotësisht në linjë me standardet evropiane dhe ndërkombëtare dhe të drejtat e grupeve të margjinalizuara”, theksoi Xhaferi.