Rritje e inflacionit dhe çmimeve me pakicë në mars

Shkup, 7 prill – Shpenzimet e jetës në mars janë rritur për 8,8 për qind në krahasim me marsin vitin e kaluar, ndërsa çmimet me pakicë për 9,6 për qind. Lidhur me shkurtin ka rritje për 1,6 për qind, ndërsa tek çmimet me pakicë për 1,5 për qind, publikoi Enti Shtetëror i Statistikës.

Të dhënat tregojnë se rritja e shpenzimeve të jetesës në raport me shkurtin ka tek qumështi për 7,3 për qind, vezët për 6 për qind, frutat e freskëta dhe të ngrira për 5,9 për qind, buka dhe drithërat për 5 për qind, birra për 2,9 për qind, vaji për 1,7 për qind, mishi, uji mineral, pijet e gazuara, lëngjet e frutave dhe perimeve për 1,3 për qind, kafeja, çaji, kakao për 1,2 për qind…

Rritje është vërejtur edhe tek gazi për amvisëri për 8,2 për qind, karburantet e lëngshme për amvisëritë për 8,1 për qind, karburantet për mjetet transportuese për 6,1 për qind…