Berisha: Negociata nëse Presidenti i lihet opozitës

Ish-Kryeministri Sali Berisha lë të hapur mundësinë e negociatave për çështjen e presidentit, vetëm nëse mazhoranca i jep opozitës mundësinë e propozimit të emrit të ri të kreut të shtetit.

Vendimarja thotë se i takon Këshillit të ri Kombëtar të Partisë Demokratike, që pritet të dalë nga Kuvendi i datës 30 Prill. Në të kundërt prerazi konfirmon se nuk do të pranojë asnjë emër të Kryeministrit Rama.