3 viktima, 195 raste të reja dhe 207 të shëruar nga Covid

Shkup, 6 prill – Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë bërë 2249 testime për Covid, ndërsa janë regjistruar 195 raste të reja pozitive.

Sipas qyteteve, 107 janë regjistruar në Shkup. Më pas në Manastir 16, Ohër 11, Prilep dhe Kavadar nga 9, Veles, Strumicë dhe Dellçevë nga 4, Gostivar, Kërçovë, Koçan dhe Krushevë nga 3, Kumanovë, Shtip, Shën Nikollë, Kriva Pallankë, Dibër, Vallandovë dhe Demir Kapi nga 2 ndërsa në TEtovë, Strugë, Radovish, Berovë dhe Probishtip nga 1.

Ndërkohë janë shëruar 207 pacientë dhe kanë ndërruar jetë 3 pacientë të infektuar. Viktimat dy janë nga Shkupi dhe një nga Ohri.

Rastet aktive për momentin janë 1535 ndërsa numri i të vdekurve ka arritur në 9234./Zhurnal.mk