Maqedonia do të importojë grurë edhe nga Bullgaria

Shkup, 6 prill – Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Lupço Nikollovski mbrëmë në profilin e tij në Fejsbuk kumtoi se është dakorduar import i grurit edhe nga Bulgaria.

“Dje mbrëma dëshiroja ta kumtojë edhe këtë lajm pozitiv drejtpërdrejtë nga këtu në Berlin. Me kolegun tim, ministrin e Bujqësisë të Bullgarisë Ivan Ivanov, u dakorduam se edhe nga Republika e Bullgarisë do të sigurojmë sasi shtesë të grurit. Sëbashku me fqinjët tanë në këtë mënyrë ndërtojmë fqinjësi vërtet të mirë dhe të bashkuar për të tejkaluar edhe më lehtë dhe për të menaxhuar krizën ekzistuese”, shkroi Nikollovski.

Nikollovski është në Berlin ku dje, me ftesë të ministrit gjerman për Ushqim dhe Bujqësi Xhem Ozdemir, mori pjesë në konferencën ministrore në korniza të Procesit të Berlinit dhe Dialogut për politika bujqësore në mes Gjermanisë dhe Ballkanit Perëndimor.

Mujin paraprak u arrit marrëveshje edhe me Serbinë, që të përjashtojë vendin tonë nga ndalesa për import të grurit dhe repro-materialeve tjera të para.