Ministria e Arsimit do të prezanton shërbimin e ri për regjistrim online në shkollë të mesme
Shkup, 6 prill – Ministria e Arsimit dhe Shkencës sot do ta prezantojë shërbimin e ri digjital – “Regjistrime elektronike të nxënësve në shkollat e mesme”.
Shërbimi është në kuadër të projektit “Digjitalizimi i shërbimeve në sektorin arsimor” i mbështetur nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar përmes Ambasadës britanike në Shkup, ndërsa i implementuar nga Qendra për menaxhim me ndryshime.
Shërbimin e ri digjital do ta prezantojë ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shqiri, ndërsa në ngjarje do të marrë pjesë edhe ambasadorja britanike në vend, Rejçel Galouej.

