24 komuna do të nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi për projekte të USAID
Shkup, 6 prill – Projekt i USAID-it për përforcim të kapaciteteve për shfrytëzimin e resurseve sot organizon ceremoni të nënshkrimit të memorandumit për bashkëpunim me grupin e dytë 24 partner-komuna të reja.
Në ngjarje do të promovohen edhe sfidat dhe rekomandimet kryesore për përmirësimin e procesit të buxhetimit dhe transfereve ndërkombëtare kapitale paranë njësive të pushtetit lokal.
Janë parashikuar fjalime të ministrit të Financave, Fatmir besimi, ministrit të Pushtetit Lokal, Goran Milevski, ambasadores së SHBA-së, Kejt Mari Bërnz, si dhe përfaqësuesve të partner-komunave.
Projekti i USAID-it për përforcimin e kapaciteteve për shfrytëzimin e resurseve është pesëvjeçar, ndërsa u ndihmon institucioneve qeveritare në vend që t’i mbledhin dhe në mënyrë të pavarur të menaxhojnë me resurset e nevojshme për financimin e shërbimeve që i kërkojnë qytetarët e saj.

