Zelensky: Rusia po tenton të fsheh krimet e luftës, por nuk mund të mashtrojë tërë botën

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është shprehur i bindur se Rusia po tenton të fsheh gjurmët e krimeve të luftës, duke u zotuar se do të bëjë gjithçka që të identifikojë trupat ruse që kryen krimet e luftës.

Ai madje tha se Moska nuk mund të mashtrojë tërë botën, pavarësisht përpjekjeve të saj për të shtrembëruar faktet.

Ushtarët rusët po akuzohen se kanë kryer gjenocid, pas raportimeve për zbulimin e varrezës masive dhe torturës së ushtruar nga forcat e Kremlinit mbi civilët, derisa po tërhiqeshin nga periferia e Kievit.

Mbi 300 trupa të pajetë janë zbuluar në qytetin Bucha rreth 20 kilometra larg Kievit, përfshirë katër duart e të cilëve ishin lidhur pas shpinës brenda një bodrumi.

Duke iu adresuar kombit, Zelensky theksoi se civilët e çliruar nga zonat e Kievit, Chernihivit dhe Sumy, ishin subjekt i tretmanit që nuk është parë as në kohën e okupimit nazist 80 vite më parë.