Blinken: Buça është një fushatë e qëllimshme ruse për shkatërrim
Uashington, 5 prill – Sekretari amerikan i shtetit Entoni Blinkeni sot deklaroi se vrasjet e ukrainasve në Buça kanë qenë pjesë e “fushatës së qëllimshme ruse për vrasje, tortura dhe përdhunime”.
“Derisa vala ruse po tërhiqet nga rajonet ukrainase, bota sheh vdekje dhe shkatërrim pas tij”, deklaroi Blinkeni para se të niset për në Bruksel.
“Atë që e pamë në Buça nuk është një tërbim i rastësishëm. Kjo është një fushatë e qëllimshme për vrasje, torturë, përdhunim, kryerje të krimeve. Kumtesat janë më se të besueshme. Dëshmitë janë atje që të mundet bota t’i shohë”, tha Blinkeni.

