Kovaçevski takon ambasadorët e BE-së: Pse rrezikoni të humbni një partner të përkushtuar?
Shkup, 5 prill – Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, sot e mbajti konferencën e rregullt me ambasadorët e vendeve të BE-së, në të cilën mori pjesë edhe zëvendës-shefi i Misionit të BE-së në vend, Julian Vasalo, informojnë nga pres-shërbimi qeveritar.
Në takim, kryeministri Kovaçevski u përqendrua në çështjet më të rëndësishme nga procesi eurointegrues i Republikës së Maqedonisë së Veriut, në kontekst të krizës aktuale të sigurisë me luftën në Ukrainë.
“Kalojmë nëpër kohëra dramatike të vështira për shkak të situatës tragjike në Ukrainë dhe agresionit brutal të Rusisë kundër një shteti tjetër evropian, e cila ka shkaktuat shumë viktima, mjerim dhe dhimbje tek qytetarët e saj. Mendimet tona sot janë me miqtë ukrainas, të cilët e meritojnë vëmendjen tonë më të madhe, mbështetjen dhe angazhimin “, tha Kovaçevski.
Ajo që Unioni demonstron, është konkluduar bashkërisht, është uniteti në vlera, uniteti në qëllim dhe uniteti në aksion.
Maqedonia e Veriut është në linjë të njëjtë të politikës së jashtme me BE-në në pjesën e sanksioneve, por edhe pjesëmarrje në ndihmën humanitare. Maqedonia e Veriut, si vend-kandidat kredibil, u kyç dhe e ndau përgjegjësinë e saj me atë që 100 për qind u pajtua me politikat e BE-së si përgjigje ndaj agresionit ushtarak rus.
Për Maqedoninë e Veriut, procesi i vonuar i integrimit në BE është një burim i cenueshmërisë sistematike, efektet e të cilit përhapen në të gjithë rajonin dhe aktorët keqdashës e shfrytëzojnë lehtësisht dhe me shkathtësi. Në një kohë kur rendi ndërkombëtar i bazuar në rregulla është shkatërruar, hezitimi i BE-së ndaj atyre që investojnë energji të mëdha sociale për t’iu përmbajtur rregullave, standardeve dhe vlerave evropiane është diçka që ne së bashku nuk mund ta përballojmë. Prandaj është e domosdoshme që të zhvillohen konferencat e para ndërqeveritare dhe të fillojnë negociatat e anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë tani, gjatë presidencës franceze të BE-së.
“Nëse asgjë nuk ndodh deri në qershor, do të vuajë vetë momenti politik. Shumë herë në bisedat e ndërsjella me kolegët evropianë dëgjoj argumentin për ndikimin në ciklet zgjedhore. Mbështetja politike, si kudo, është po aq e rëndësishme për ju sa edhe për ne. Atëherë pse rrezikoni të humbni një partner të përkushtuar të gatshëm për të bërë gjënë e duhur? Çfarë mesazhi do t’u dërgonte vendeve dhe popujve të tjerë të Ballkanit Perëndimor? “Ajo që do të pasojë do të jetë përkushtimi i një vendi të vogël multietnik në mes të Ballkanit për të konkurruar në mënyrë të barabartë në fushën e lojës dhe të dëshmojë se ia vlen t’i bashkohemi familjes së Bashkimit Evropian në bazë të veprave të veta”, tha Kovaçevski në brifingun me ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së.
Sipas tij, nevojitet pak që të gjuhet topi në drejtimin e duhur dhe të arrihet fitore e përbashkët edhe për Maqedoninë e Veriut edhe për Ballkanin Perëndimor edhe për Bullgarinë edhe për BE-në në tërësi.
“Këto janë kohëra shumë të paparashikueshme dhe të gjithë ne e mbajmë përgjegjësinë që ta përfundojmë shpejt marrëveshjen dhe të lejojmë normalitet në procesin e integrimit në BE”, shtoi kryeministri Kovaçevski.

