Policia arreston një të mitur pasi vodhi para nga një barnatore
Shkup, 4 prill – Nëpunës policor të Stacionit policor Qendër dje në orën 20.55 në rrugën “Dimitrija Çupovski” në Shkup kanë privuar nga liria një të mitur nga Shkupi.
Siç ka bërë të ditur MPB-ja, ai dyshohet se duke përdorur forcë ka hyrë në një barnatore në rrugën “Maqedoni” dhe ka marrë para.
“Tek ai janë gjetur para dhe do t’i kthehen pronarit. I mituri është dërguar në stacion policor dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të ngritët parashtresë adekuate”, informon MPB-ja.

