Bamir Topi: Jam gati të kontribuoj në rindërtimin e opozitës
Ish-presidenti i Republikës Bamir Topi deklaroi në “Log” në Abc të gazetarit Endri Xhafo, se sot PD-së i ka mbetur vetëm sigla, dhe historia e saj duhet arshivuar.
Duke folur për krizën në PD, Topi tha se mbas siglës shkojnë vetëm ata që janë të varfër në ide dhe e kanë humbur kredibilitetin politik.
Sa i përket marrëdhënies Berisha-Basah, Topi tha se ish-kryeministri është kthyer në pronën e tij politike, që ja kishte lënë në përdorim Bashës.
“E rithem që kësaj radhë Berisha është rikthyer për hallin e tij, i cili dihet. Ajo që ai se kishte menduar kurrë është pikërisht ajo që i ndodhi me njeriun që ai e emëroi në 2013-n. Ne jemi dëshmitarë që në 2013-t nuk patri garë, ishte investim i Berishës që Basha të vijë në rolin e pasardhësit të tij. Problemi erdhi mbas 9 shtatorit.
Rikthimi i tij nuk është për Lulin, atë siç e pamë ai e ka dominuar politikisht dhe e dominon. Berisha u kthye në pronën e tij politike, i mori pronën atij që ja kishte dhënë në përdorim. Sot e them dhe e kam rithënë disa herë që sot PD-së i ka mbetur vetëm sigla, historia e saj duhet arshivuar. Duke shkuar mbas siglës, mbas saj shkojnë njerëzit e varfër në ide dhe ata që kanë humbur kredibilitetin publik. Unë jam për të rikonsideruar historinë e një opozite më shumë se sa një sigël”, tha Topi.

