Sela: Nuk do i lejoj kurrë vetes një përçarje brenda ASH-së
Shkup, 4 Prill – Ziadin Sela në Klan Debat pyetjen e gazetares se ai do të jepte dorëheqje nëse humbte zgjedhet.
Tha se, ”Unë nuk i shkel fjalët e mia, nëse do kishim zgjedhje fer dhe demokratike në vend, si mosvjedhja e votave, proces jodemokratik dhe korrektësia në zgjedhje atëher do të veproja ashtu siç kam thënë, do të presim zgjedhjet e ardhëshme se si do dalë rezultati pastaj do shofim.”
Sela më tej tha se:
”Ne i kemi paraparë gjitha gjërat që zgjidhja ime për kryetar të ishte fer dhe legjitime, nuk ka pasur asgjë më tepër por vetëm ”zhurmë”. Un nuk do të lejoj kurrë vetës një përçarje brenda ASH-së, dhe nuk eshte e vërtetë se un kam mbledhur nënshkrime për kandidimin tim”.
Ziadin Sela në emisionin Klan Debat në pyetjen e se pse gati të njejtit njerëz janë ende në kryesinë e ASH-së dhe jo figura të reja?
Ziadin Sela u përgjigj se:
”Nuk është e vërtetë ajo që thoni pasiqë, un nuk mund ta ndroj gjithë kryesinë disa figura janë dhe vazhdojnë të jenë besnik të Aleancës, por ka edhe fytyra të reja dhe sipas kësaj ju po ma kërkoni që ta ndryshoj edhe gruan sipas jush tha me ironi kreu i ASH-së”.

