Belgjika është duke u përballur me deficit më të madh se që ishte paraparë

Për shkak të krizave, fillimisht Kovid-19, tani lufta në Ukrainë, Belgjika është duke dalë nga rregullat buxhetore, deficiti është 20 miliardë euro sipas të dhënave të fundit, njofton korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.

Situata do të vazhdojë të përkeqësohet duke e pasur parasysh krizën në Ukrainë dhe pasojat mbi çmimet do të ndjehen në vijim.

Qeveria federale e Belgjikës kumtoi se deficiti arrin 20,7 miliardë euro, që është 4,3 miliardë më shumë se që është paraparë në korniza buxhetore.

Arsyeja është e dyfishtë – nga njëra anë kriza shëndetësore me Kovid-19 në mënyrë të konsiderueshme e dëmtoi buxhetin nacional dhe veçanërisht nevojën e vaksinës buster për popullatën në fillim të valës së pestë të virusit si edhe dëmtimet financiare që iu ndanë kompanive më të mëdha dhe personave për shkak të krizës.

Nga ana tjetër lufta në Ukrainë për të cilën urgjentisht janë ndarë shuma të konsiderueshme për dërgimin e armëve dhe pajisjes ushtarake tjetër si edhe rritjen e investimeve dhe mjeteve në mbrojtje të Belgjikës, në pajtim me kërkesat e NATO-s. Vetëm për këto dy kriza Belgjika duhej t’i ndajë dy miliardë euro.

Duket se më e vështira do të vijë,, jo vetëm për arsye se do të duhet të vazhdojë mbështetja për luftë kundër virusit dhe për luftën në Ukrainë por edhe për shkak të pasojave mbi çmimet. Autoritetet paralajmëruan lloje të ndryshme të mbështetjes për qytetarët dhe kompanitë ndërsa janë duke u përgatitur edhe masa të reja të cilat duhet të përllogariten në aspektin buxhetor.