Lokalizohet varri masiv në Bucha, mbi 300 civilë të vrarë dhe masakruar

Një varr masiv është zbuluar në qytetin Bucha, në periferi të kryeqytetit ukrainas të Kievit, i cili tronditi gjithë mediat dhe autoritetet ndërkombëtare.

Bëhet me dije se varri masiv i gjendur në Ukrainë, fillimisht është pikasur nga një ekip i CNN.

Bëhet me dije nga banorët për CNN se trupat u varrosën fillimisht, në territorin e Kishës së Shën Andreas dhe Pyervozvannoho, në ditët e para të luftës, thanë banorët për CNN.

CNN pa dhjetëra trupa në çanta të grumbulluara brenda varrit. Disa ishin pjesërisht të mbuluar.

Sipas banorëve, më shumë trupa tashmë janë varrosur në vend. Ata thanë se i përkasin kryesisht civilëve të vrarë në luftimet rreth Bucha. Banorët i thanë CNN se rreth 150 njerëz janë varrosur atje.