Të shtëna në Kaliforni, gjashtë të vdekur në qendër të Sakramentos
Të paktën gjatë persona humbën jetën, ndërsa nëntë të tjerë janë plagosur në një incident me të shtëna në qendër të Sakramentos, Kaliforni, kumtoi policia.
Departamenti i Policisë në Sakramento kumtoi se të shtënat kanë ndodhur herët në mëngjes.
Tani për tani nuk dihet se në çfarë gjendje janë të plagosurit.
Siç lajmërojnë mediat, një burrë nga makina ka hapur zjarr në drejtim të njerëzve në afërsi të restorantit “El Santo”, ka shtënë 50 plumba, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
Policia në Tuiter publikoi se në vendin e ngjarjes do të qëndrojnë një numër i madh i policëve.

