Fonde për mbështetje më të madhe për bujqit

Në një kohë krize globale, kur çmimi dhe kërkesa për produkte të rëndësishme bujqësore janë në nivele të larta, qeveria e udhëhequr nga LSDM po ndërmerr hapa për të ndihmuar dhe mbështetur prodhimin vendor bujqësor. Thonë se për herë të parë është futur Programi për fond intervenues për bujqësi, në vlerë prej 250 milionë denarë. Këto fonde do të dedikohen kryesisht për të mbështetur prodhimin blegtoral dhe bimor, gjegjësisht drithërat.

“120 milionë denarë janë të dedikuara për subvencionimin e prokurimit të plehrave artificiale për prodhuesit e grurit dhe elbit. Po ashtu, për shkak të çmimit të lartë të naftës, këtë vit është rregulluar shuma për realizimin e masës “nafta e gjelbër”, e cila është rritur për 13 për qind. Por ajo që është gjithashtu e rëndësishme është se ky Fond Intervenues po zgjerohet me masa të reja në mbështetje të bujqëve.”, tha Trajan Dimkovski, anëtar i komisionit për bujqësi i LSDM-së.

VMRO-DPMNE: Qeveria zbaton amendamentin tonë

Por nga VMRO-DPMNE thonë se LSDM nuk ka paraparë të holla për fond intervenues, por deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit përmes amendamentit të parashtruar kërkuan 600 milion denarë shtesë thuhet në komunikatën  e VRMO-DPMNE-së.

“Nëse LSDM kishte për qëllim të formohet fond intervenues do të propozonin të holla gjatë krijimit të buxhetit, dhe nëse nuk do të ishin dyftyrësh do ta pranonin shumën prej 600 milion denarësh, që me të vërtetë tu ndihmohet bujqëve.”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Sipas VMRO-DPMNE-së të gjitha masat e ndërrmara nga LSDM janë të gabuara dhe të vonuara.