Sanksionohen 157 shoferë për tejkalim të shpejtësisë
Shkup, 2 prill – Ministria e Punëve të Brendshme dje ka zbatuar kontrollim i përforcuar aksional në tërë territorin e shtetit për sanksionimin e shoferëve të cilët qarkullojnë me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, me ç’rast janë sanksionuar 157 shoferë.
“Prej tyre gjashtë shoferë kanë qarkulluar me shpejtësi mbi 50 km në orë nga shpejtësia e lejuar. Po ashtu është konstatuar se 80 shoferë e kanë tejkaluar shpejtësinë në vende të banimit, kurse 77 jashtë vendeve të banimit”, kumtoi sot MPB-ja.
Nga MPB theksuan se kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

