Arrestohet dileri në Shkup, gjendet marihuanë në automjetin e tij

Shkup, 2 prill – Një shkupjan 37 vjeç është arrestuar mbrëmë pasi në automjetin e tij, nën haubën është gjetur dhe sekuestruar një paketim me 350 gramë marihuanë.

“Në rrugën “Slloveneçka” në Shkup, dje rreth orës 23:45 minuta, paraprakisht pas marrjes së informative dhe ndërmarrjes së masave, nëpunës policorë të Departamentit të Policisë Kriminalistike- Sektori për Tregti të Palejuar me Drogë, Armë dhe Materie të Rrezikshme e kanë privuar nga liria R.P. (37) nga Shkupi”, kumtoi sot Ministria e Punëve të Brendshme.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër R.P do të ngrihet kallëzim penal përkatës.