Koalicioni “Ndryshojmë”: Shtrini dorën të gjithë fëmijëve dhe personave me autizëm

Shkup, 2 prill – Koalicioni “Ndryshojmë” me rastin e Ditës Botërore të Personave me Autizëm u bën apel qytetarëve të shtrijnë dorën dhe t’i pranojnë personat me autizëm.

“Njihni përmes shoqërimit, lojës, këngës dhe argëtimit fëmijët dhe personat me çrregullime të spektrit autik. Njihni më mirë, përmes argëtimit së bashku, të përshëndeteni, të përqafoheni dhe të pranoheni si të barabartë. Së bashku të japim mbështetje dhe ta shënojmë Ditën Ndërkombëtare  për ngritjen e vetëdijes  dhe pranimin e autizmit si një gjendje dhe dallimet, të barabartë me të gjithë gjendjen dhe dallimet e njerëzve. Ndriço blu, pranoni dallimet”, theksohet në thirrjen e Koalicionit “Ndryshe”